Rinis mbledhja e Këshillit Politik, zbardhet e arsyeja e debateve të forta mes Vasilit dhe Gjiknurit

Rinis mbledhja e Këshillit Politik, zbardhet e…

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore është ndërprerë për disa minuta. Burime konfirmojnë se nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka debatuar ashpër me bashkëkryetarin e tryezës, Damian Gjiknuri, çka ka sjellë edhe ndërprerjen e diskutimeve.

Mësohet se debatet kanë nisur për e-mailin që Vasili i ka nisur grupit të Punës së Këshillit Politik, i cili shkruante se deklaratat e Ramës minojnë frymën e konsensusit dhe Gjiknuri, si përfaqësues i PS-së në ate tyrezë është në kushtet e pamundësisë së plotë të negocimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara nga “Panorama” eshte mbledhur me prezencë fizike rreth nje tryeze te rrumbullaket dhe jo më online.

Për këtë arsye, zyra e OSBE-së në Tiranë bëri me dije se do të mbështeste nga ana logjistike takimin e sotem.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë nga ana logjistike takimin e nesërm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve”.

Kjo pasi të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze.

“Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca do të mundësojë sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, si dhe do t’i pajisë pjesëmarrësit me maska, doreza dhe higjienizues”, thuhet në njoftimin e OSBE.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit