Rinisin fluturimet nga Aeroporti i Rinasit me Vjenën dhe Athinën, riatdhesime nga Frankfurti

Rinisin fluturimet nga Aeroporti i Rinasit me…

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se rinisin fluturimet me Vjenën, Beogradin dhe Athinën, si dhe fluturimi i riatdhesimit me Frankfurtin.

TIA bën të ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e mësipërme.

NJOFTIMI I TIA

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

?Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
?Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
?Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
?Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Po ringrihemi ?

Tirana International Airport

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit