Rinasi rihap dyert/ Konfirmohen 10 fluturime ditën e nesërme

Rinasi rihap dyert/ Konfirmohen 10 fluturime ditën…

Aeroporti i Rinasit ka konfirmuar 10 fluturime të tjera për ditën e nesërme.

Sipas njoftimit të TIA-s, janë konfirmuar fluturimet në linjat Tiranë – Milano dhe Tiranë – Bolonja, përfshirë edhe kthimin.

Me kompaninë Wizz Air në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton).

Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut operuar nga kompania Albawings, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit