Rinisja e luftës Izrael-Palestinë, mbi 200 të vrarë në dy ditë

Rinisja e luftës Izrael-Palestinë, mbi 200 të…

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka rinisur pas armëpushimit disa ditorë që u arritë për lirimin e pengjeve. Izraeli ka lëshuar dhjetra raketa mbi Gazë, me argumentin se kërkohet eleminimi i Hamasit. Nga kjo situatë e rikrijuar, Kombet e Bashkuara thanë se luftimet do të përkeqësonin urgjencën ekstreme humanitare në Gaza.

Ferri në Tokë është kthyer në Gaza”, tha Jens Laerke, zëdhënës i zyrës humanitare të OKB-së në Gjenevë.

Shtëpitë janë vënë në shënjestër. Të paktën tre xhami u goditën. Zonat në të gjithë Rripin e Gazës, veriu, jugu dhe qendra janë të gjitha në shënjestër” – thuhet nga të tjerë raportime.

Mbi 200 njerëz janë vrarë në më pak se dy ditë që nga rifillimi i sulmeve të Izraelit në Gaza. Ndërkohë ushtria izraelite konfirmon se goditi më shumë se 400 objektiva gjatë natës së të shtunës. Personat e prekur nga bombardimet janë duke u evakuar, por ka pak shpresa për të gjetur një vend të sigurtë për të mbijetuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit