Rinisja e shkollave/ Çfarë ndodh nëse një nxënës del pozitiv me Còvíd? Përgjigjet Shahini

Rinisja e shkollave/ Çfarë ndodh nëse një…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale se tashmë udhëzuesi për fillimin e vitit të ri shkollor është gati dhe ai parashikon të gjithë skenarët e mundshëm në varësi të situatës së Còvíd.

Shahini gjithashtu sqaron dhe se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Còvíd-19.

“Protokollet e sígurísë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Còvíd-19. Támponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka pasur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë kárántinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, tha mes të tjerash ministrja.  

/Gazetaatdheu.com/

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/593451064679179/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit