Riparime të paplanifikuara! Bjellorusia mbyll ‘përkohësisht’ tubacionin e naftës ruse drejt BE-së

Riparime të paplanifikuara! Bjellorusia mbyll ‘përkohësisht’ tubacionin…

Bjellorusia pritet të mbyllë për një kohë të shkurtër tubacionin e naftës ruse drejt BE-së. Mësohet se shkak për këtë është bërë riparimi i paplanifikuar në një degë të tubacionit që transporton naftë nga Rusia drejt një numri shtetesh të BE-së, duke këmbëngulur se puna e mirëmbajtjes do të zgjasë tre ditë.

Gjiganti rus i eksportit të energjisë Transneft u shpreh përmes një deklarate se furnizimet mund të përballen me ndërprerje afatshkurtër. Ndërkohë zëdhënësi Igor Demin u tha gazetarëve se ishte informuar se puna e riparimit të improvizuar duhet të përfundonte deri në fundjavë. Tubacioni lidh fushat e naftës në Rusinë Qendrore me konsumatorët në Poloni, Hungari, Çeki dhe Gjermani. Mësohet se vëllimet mujore të eksporteve nuk do preken dhe Demin këmbënguli që Transneft shpreson të sigurojë që kuotat e tij të shpërndarjes të përmbushen.

Burimi: rt.comrussia/Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit