Rishfaqet Safet Bajri/ “I forti i Shkodrës” lirohet nga burgu

Rishfaqet Safet Bajri/ “I forti i Shkodrës”…

Safet Bajri, i njohur si “ i forti i Shkodrës” është liruar nga burgu dhe është rikthyer në Dobraç. Bajri është emër i njohur në botën e krimit. Ai më herët pati kërkuar liri me kusht dhe duket se gjykata ka pranuar kërkesën e tij. Fotot e Bajrit, po qarkullojnë në rrjete sociale. Ditën e sotme, njëri nga personat e showbiz-it, Atdhe Xharravina, ka publikuar foto me Bajrin nga Dobraçi i Shkodrës. Në foto është edhe mbishkrimi “Mirëserdhe prap mes nesh vëlla”.

Bajri është akuzuar për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ka qenë dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Safet Bajri u arrestua në shtator të viti 2018 nga Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës. Dhe tashmë duket se ka fituar lirinë me kusht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit