Rishi Sunak bën gati avionët e parë për emigrantët në Ruanda

Rishi Sunak bën gati avionët e parë…


Ligji i kryeministrit britanik Rishi Sunak për deportimin e azilkërkuesve në Ruanda do te nise te zbatohet Brenda pak javesh. Miratimi nga parlamenti u arrit të hënën vonë pas një seancëe maratonë dhe pas shumë muajsh diskutime të forta për këtë çështje.


Avioni i parë do të nsiet për 10 deri në 12 javë. Suskesi do të vijë përmes një procesi të vazhdueshëm të zhvendosjes së njerëzve në Ruanda. E vetmja mënyrë për të ndaluar gomonet është duke bërë të qartë se nëse vini në mënyrë të jashtëligjshme në Britani, nuk do të qëndroni këtu”, tha Sunak.


Sekretari i Brendshëm Britanik James Cleverly e quajti këtë një arritje historike në palnin për të ndaluar gomonet.sipas tij kjo do të ndalojë njerëzit të abuzojnë me ligjin duke përdorur pretendime të rreme për të fituar azil.
Por megjithëse bindi britanikët, Rishi Sunak nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me ndërkombëtarët.


Këshilli i europës, dhe komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët kanë reaguar me tone të forta.


Kjo marrëveshje synon të zhvendosë përgjegjësinë për mbrojtjen e refugjatëve, duke minuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe duke vendosur një precedent shqetësues global.”, tha Filippo Grandi, komisioner i OKB për refugjatët.


Edhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverisë së Londrës të mos nxitohet dhe ta mendojë sërish vënien në zbatim të këtij ligji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit