Rishi Sunak propozon zgjedhjet parlamentare të jenë në mes të verës

Rishi Sunak propozon zgjedhjet parlamentare të jenë…

Këtë të enjte kryeministri i Anglisë, Rishi Sunak gjatë një vizite në qytezën Mansfield ka deklaruar se Partia Laburiste dhe vendi janë gati për zgjedhjet e përgjithsme parlamentare. Nga ana tjetër Liberalët Demokratë kanë kundërshtuar vendimin e Sunak duke thënë që zgjedhjet duhet të mbahen në muajin maj.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer nga ana tjetër ka akuzuar Sunak se teksa vendi kërkon ndryshim për muaj të tërë Rishi Sunak ka vonuar zhvillimin e zgjedhjeve.

“Kam ende shumë gjëra për të cilat duhet t’i vazhdoj por supozimi është që do të kemi zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti. Dua të vazhdoj me mirëmenaxhimin e ekonomisë dhe të ulim taksat njerëzve. 2024 do të jetë vit më i mirë dhe do të sigurohem që edhe ju ta besoni se ky do të jetë vit më i mirë.” – ka deklaruar Rishi Sunak gjatë vizitës në Mansfield.

Rishi Sunak është përballur me kritika edhe brenda partisë së tij për shkak të vendimeve të marra kohët e fundit dhe për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve në gjysmën e dytë të vitit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit