Risia më e fundit e WhatsApp do t’ju lejojë të korrigjoni mesazhet tuaja

Risia më e fundit e WhatsApp do…

Sa herë që mund të keni shkruar diçka gabim në një bisedë që keni qenë duke bërë në WhatsApp me siguri keni nxituar ta fshini, në mënyrë që personi tjetër të mos e lexojë.

Epo tashmë mund t’ju themi se nuk do të jetë nevoja t’i fshini më mesazhet tuaja, pasi WhatsApp po punon që t’ju lejojë të korrigjoni mesazhet, por do të keni vetëm 15 minuta kohë në dispozicion pasi të keni dërguar mesazhin e shkruar. 

Nuk dihet ende se kur do të dalë në treg kjo risi, por këtë e kërkuan miliona përdorues të WhatsApp në një përpjekje për të korrigjuar gabimet e drejtshkrimore ose mesazhet e turpshme që u dërgohen të tjerëve në bisedat personale ose mesazhet në grup.

Dhe pasi u zbulua vitin e kaluar se funksioni i kërkuar prej kohësh ishte ‘në zhvillim’, përdoruesit së shpejti më në fund do të jenë në gjendje të përdorin butonin e redaktimit, raporton Daily Mail.

Risia u zbulua nga ekspertët e teknologjisë në WABetaInfo, të cilët kërkojnë në beta për të zbuluar veçori të reja. Një person i brendshëm i WhatsApp zbuloi planet për platformën e mesazheve pasi postoi një pamje të ekranit që tregon funksionin e korrigjimit. Që të mund të korrigjoni mesazhin do duhet ta mbani atë të shtypur dhe më pas të klikoni edit. Redaktimi është ende në fazat e hershme të ndërtimit, kështu që WhatsApp mund të bëjë disa rregullime të tjera në widget.  

Ka disa të panjohura ky detaj i ri siç është fakti nëse marrësit e mesazhit do të njoftohen për këtë korrigjim apo do të marrin një njoftim të asaj që është ndryshuar. Dhe e panjohura më e madhe është saktësisht se kur kjo veçori do të shfaqet për publikun e gjerë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit