Rita Ora nis romancën me regjisorin e njohur? Detajet thonë 'Po'

Rita Ora nis romancën me regjisorin e…

Rita Ora ka ngritur dyshimet për një romancë të re me regjisorin Taika Waititi me postimet në rrjete sociale.

Këngëtarja publikoi një foto me 45-vjeçarin, në të cilën shihej se ai e kishte përqafuar, shkruan “Daily Mail”.

Taika mbante në kokë një kapele, duke fshehur kështu pjesërisht identitetin e tij, ndërsa 30-vjeçarja shkroi krahas fotos: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ata që dua…”, shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe.

Çifti i përfolur u fotografuan teksa dilnin nga një avion privat me Chris Hemsworth, gruan e tij dhe Matt Damon, në Sidnei pas një udhëtimi në Gold Coast.

Dyshja po kalon shumë kohë me njëri-tjetrin, sepse po xhirojnë filmin “Thor Love” dhe “Thunder”.

Kujtojmë, se Rita u nda nga ish i dashuri Romain Gavras në fillim të këtij viti.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit