Rita Ora nuk e fsheh më dashurinë, publikohen fotot romantike me aktorin e famshëm

Rita Ora nuk e fsheh më dashurinë,…

Me sa duket aludimet për një romancë midis Rita Orës dhe aktorit Taika Waiti, paskan qenë të vërteta.

Sipas mediave të huaja, çifti është parë duke ngrënë mëngjes së bashku dhe duke shëtitur dorë për dorë në qytetin e Australisë, Sidnei.

Gjatë shëtitjes aktori komedian kishte veshur një palë pantallona sportiv të shkurtër, ndërsa Rita një kostum sportiv të zi.

Dyshja gjithashtu mbanin veshur kapele dhe syze, në mënyrë që mos “kapen” nga fansat.

Për herë të parë qarkulluan thashetheme se Ora dhe Waititi ishin bashkë, muajin e kaluar pasi ajo ndau disa foto në rrjetet sociale.

Njëra nga fotografitë paraqiti Waititi duke e përqafuar, me shkrimin: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit