Rita Ora turpërohet, poston foton ku dallohet qartë se ka përdorur fotoshop

Rita Ora turpërohet, poston foton ku dallohet…

Ato që shquhen për ”përdorim dhe dështim fotoshopi” janë pa dyshim motrat Kardashian. Por fotoshopi është bërë diçka aq e zakontë, saqë askush nuk mund t’i rezistojë më.

Vetëm se që të bëjë punë, duhet të jetë një fotoshop i mirë dhe jo të gjithë ia dalin.E fundit që ka dështuar me fotoshopin është këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Një foto që ajo postoi, e fshiu dhe e ripostoi nuk i shpëtoi syrit të mprehtë të ndjekësve. Padashje, Rita kishte shtrembëruar dritaren nga fotoshopi dhe me sa duket nuk e kishte vënë re.

Pas pak minutash, këngëtarja e fshiu foton dhe e postoi sërish, kësaj radhe me një fotoshop që nuk linte vend për diskutime.

Mirëpo, komentet vërshuan duke i vënë në dukje se askujt nuk i shpëtoi fotoshopi i saj i dështuar në foton e parë.

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit