Rivaliteti midis gjigantëve për inteligjencën artificiale, ish-drejtori i Open AI i bashkohet Microsoft

Rivaliteti midis gjigantëve për inteligjencën artificiale, ish-drejtori…

Vetëm një vit më parë organizata e kërkimeve në fushën e inteligjencës artificiale Open AI hodhi në treg Chat GPT, programin e komunikimit me inteligjencën artificiale i cili funksionon si ndërfaqe në internet ku njerëzit kominikojnë dhe të drejtojnë bisedat nëpërmjet ‘chatbot-it’ me formatin, stilin, detajet dhe gjuhën e komunikimit.

Chat GPT u ndërtua me gjuhën e programimit ‘python’ e cila është një nga gjuhët më të përdorshme për ndërtimin e programeve dhe shumëllojshmërinë e funksioneve të veta.

Popullariteti i Chat GPT u pa me shqetësim nga gjiganti i teknologjisë Microsoft i cili mendoi të rivalizonte Open AI duke krijuar edhe ai alternativën ndaj Chat GPT. Në 7 shkurt të këtij viti Microsoft lançoi Microsoft Copilot të ndërlidhur me programet e brandit duke qenë në ndërveprim në rolin e bisedës.

Në 17 nëntor bordi i Open AI zyrtarizoi vendimin e marrë për të hequr Sam Altman nga drejtimi i organizatës me justifikimin se nuk ishte i komunikueshëm në publik për çështjet që kishin të bënin me organizatën pas dhënies së dëshmisë në kongresin Amerikan në muajin Maj.

Sot drejtuesi i gjigantit Microsoft Satya K Nadella, zyrtarizoi se Altman do të bashkohej me Microsoft si drejtues i ekipit për kërkimin e avancuar në inteligjencën artificiale.

Ky rivalitet midis kompanive do të çojë në zhvillimin e mëtejshëm në komunikimin e përdoruesve dhe masave me inteligjencën artificiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit