Roan Brahimi mik me transportuesin e vrasësve të Gentjan Bejtjas

Roan Brahimi mik me transportuesin e vrasësve…

Roan Brahimi (Sidorel Prendi) i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë dy ditë më parë, dyshohet të ketë lidhje me atentatin ndaj Gentjan Bejtjas të bërë në 15 mars të këtij viti në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve, rezulton që Ilir Beqaraj, i arrestuar për atentatin ndaj Bejtjas si transportues i ekzekutorëve, të ketë lidhje familjarë me 32-vjeçarin Brahimi të vrarë në Greqi, dhe konkretisht ishin kunetër me njëri-tjetrin. Nga dyshimet e policisë së Tiranës, rezulton se Brahimi të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë nga Nikla për të kryer atentatin e 15 marsit, madje të kenë kryer dhe disa ngjarje kriminale në zonën e Lezhës dhe Kurbinit.

Roan Brahimi dhe miqtë e tij mendohet të kenë qenë ideatorë dhe financuas të antentateve ndaj grupeve rivale që i shikonin si kërcënim ndaj vetes, mes tyre dhe Gentjan Bejtja.

Brahimi i cili njihet edhe me emrin Sidorel Prendi, u vra nga dy persona me motor në një atentat të regjistruar në Athinë në datën 9 maj 2024, në sy të fëmijës dhe bashkëshortes së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit