Robert De Niro bën deklaratën e fortë: Mezi po pres që Trump të futet në burg

Robert De Niro bën deklaratën e fortë:…

Të enjten në një emision në MSNBC, aktori Robert De Niro parashikoi se Presidenti Donald Trump do të futej në burg një ditë.

Ndërsa diskutoi për portretizimin e investitorit Bernie Madoff në filmin ‘The Wizard of Lies’, De Niro tha: “Ata nuk lejuan shumë qasje në mënyrën se si unë e kuptoj atë te Madoff.

Me Trumpin kur të jetë në burg dhe mezi po pres që ai të hyjë në burg, nëse i japin një platformë atje, ai kurrë nuk do ta mbajë gojën të mbyllur.

De Niro është pjesë e aktorëve të Hollivudit që janë shprehur kundër presidentit Trump që prej zgjedhjes së tij.

Ata e kanë sulmuar atë në rrjetet sociale apo në tubime e veprimtari të ndryshme duke kërkuar largimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit