Roja 60-vjeçar humbi jetën, Flutura Açka vërejtje për Top Channel: Të kishit ndaluar muzikën të paktën 

Roja 60-vjeçar humbi jetën, Flutura Açka vërejtje…

Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Media, Flutura Açka, e ka quajtur një ngjarje të rëndë vrasjen e rojes së godinës së Top Channel në Kashar. Një një postim në rrjete sociale, Açka shpreh keqardhjen ndaj jetës së humbur duke ngushëlluar familjarët. Sipas deputetes ky nuk ishte rasti i parë që arma dhe plumbat ngriheshin ndaj gazetarëve të kësaj media, duke cituar raste të tjera që fatmirësisht kanë kaluar pa viktima.


Në vijimësi të ngjarjeve, Top Channel e ka nisur transmetimin me emisionin “Wake Up” ku në këtë puntatë gjithçka ka shkuar si normalisht. Transmetimi i këngëve, muzikave të ndryshme, sipas deputetes së opozitës duhet të ishin kursyer. Ajo ka kërkuar që të paktën deri në përcjelljen e viktimës për në banesën e fundit, Top Channel duhet të ishte në zi.

Por kisha edhe një lutje personale për televizionin e nderuar. Mund të jetë shkujdesje edhe për shkak të ngjarjes, por kërkon vëmendjen e vet.

Në respekt të punonjësit e tyre duhet ta kishin ndërprerë së paku muzikēn në programet e mëngjesit dhe t’i kishin shoqëruar mbase me një fashë sesnsibilizuese për ngjarjen, të paktën deri në përfundim të ritualeve të të ndjerit.

Çdo jetë është e barabartë para Zotit! Ngushëllime të ndjera familjes dhe mbështetje pa kushte për TOP Channel.”, shkruan Açka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit