Roja i bllokuar prej dy ditësh në magazinë, policia: Ka dëmtime në bodrumin e godinës

Roja i bllokuar prej dy ditësh në…

Kanë kaluar thuajse dy ditë që kur një magazinë e një qendre tregtare në Tiranë u përfshi nga flakët dhe ende nuk ka asnjë lajm në lidhje me rojen që mbeti i bllokuar brenda. Tymi vijon të dalë në shtëllunga të mëdha, ndërsa zjarrfikësit kanë krijuar disa vrima në anë të murit të ndërtesës ku është zjarri, me idenë e ndihmës për të nxjerrë jashtë tymin. Ndërkohë, pak më parë drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur për mediat nga magazina ku ka mbetur brenda 33-vjeçari Arjan Sala. Në komunikatën e tij ai tha se për shkak të djegies së materialeve plastike është dëmtuar bodrumi i godinës, ndërsa shtoi se policia është duke kryer veprimet hetimore.

Më konkretisht, ai tha:

Për shkak të materialeve që magazina ka pasur brenda, kryesisht plastik ka dëmtime të konsiderueshme në bodrumin e godinës. Policia po bën veprimet hetimore, jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës bashkë me zjarrëfikësit dhe shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit