Roja i sigurisë i nxori autorët jashtë lokalit, ata rikthehen të armatosur dhe qëllojnë me breshëri

Roja i sigurisë i nxori autorët jashtë…

Është zbardhur motivi i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Sarandës mëngjesin e ditës së diel, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Spiro Iljadhi, si dhe u lëndua gjithashtu kalimtari i rastësishëm Mario Jani, 33-vjeç.

Iljadhi u qëllua në ambientet e jashteme të lokalit të tij “Orange Club” me 20 plumba nga tre persona. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Redjan Hadëri ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e vëllezërve Andrea dhe Visi Çaushi, respektivisht 35 dhe 33 vjeç.

Gjithçka ka nisur kur tre autorët janë nxjerrë jashtë nga roja e sigurisë së ‘Orange Club’ në pronësi të biznesmenit Spiro Iljadhi.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen ende, por ata nuk e kanë lënë me kaq, janë rikthyer të armatosur dhe kanë misur të qëllojnë nga lokalit kthyer me armë dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit

Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit. Plumbat e kanë kapur Iljadhin në pjesën e barkut duke i shkaktuar dëmtime të shumta në zorrë.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, biznesmeni është transportuar me helikopter drejt Traumës, ku dhe i është nënshtruar një operacioni vështirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit