Romë/ Avionët ushtarakë përplasen në ajër, njëri bie mbi lagjen e banuar

Romë/ Avionët ushtarakë përplasen në ajër, njëri…

Dy avionë ushtarakë u përplasën në ajër në Romë, Itali. Si pasojë e përplasjes njëri ra në një bllok banimi dhe shpërtheu në flakë, ndërsa tjetri në një fushë aty pranë. 

Të dy pilotët, nënkoloneli Giuseppe Cipriano, 47 vjeç dhe majori Marco Meneghello, 46 vjeç, humbën jetën në vendngjarje.

Pamjet tregojnë një shpërthim zjarri në një lagje të banuar, pasi avioni ra mbi një makinë. Menjëherë autoritetet bënë një evakuim emergjent në zonë dhe fatmirësisht nuk pati qytetarë të lënduar.

Marco Meneghello
Giuseppe Cipriano
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit