Romir Zalla i revoltuar me qytetarët: Tifozë të përjetshëm! Nuk u shemb Teatri, u shembe ti

Romir Zalla i revoltuar me qytetarët: Tifozë…

Romir Zalla ishte një nga artistët më aktiv për 2 vite me radhë në kauzën e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Aktori i njohur e ka cilësuar aktin si shembje jo vetëm të Teatrit, por mbi të gjitha të dinjitetit njerëzor.

Zalla ka reaguar i revoltuar përmes një shkrimi të gjatë në rrjete sociale, duke ju drejtuar këtë herë jo vetëm artistëve, por të gjithë qytetarëve. “Ti tani je një zero pa identitet. Në 100 vjet shtet kemi kaq pak për të ruajtur kur të kthejmë kokën e të shihemi në pasqyrë kush kemi qenë. Pasqyra u thye”, shprehet aktori.

Ai thotë se në 80 vite teatër elita zhvilloi kulturën e vendit, duke përfshirë arsimin, muzikën etj. “Sot gjithçka u shumëzua me zero nga elita në radhë të parë. E populli? Tifozë të përjetshëm. U afrua kurioz e nuk foli kurrë. (…) Po vërtetë më shqetëson fakti që jemi thjesht kalimtarë kur shembet vetëdija, identiteti, dinjiteti, ndershmëria jonë”, shkruan Zalla.

Reagimi i plotë

Mbaroi.

Kaq ishte.

Nuk u shemb TEATRI.

U shembe TI.

Nuk shemben nje godine.

Shemben dinjitetin tone.

Ti tani je nje zero pa identitet.

Ne 100 vjet shtet kemi kaq pak per te ruajtur ku te kthejme koken e te shihemi ne pasqyre kush kemi qene.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit