Ron Desantis tërhiqet nga gara, mbështet Donald Trump

Ron Desantis tërhiqet nga gara, mbështet Donald…

Gurvernatori i Floridas Ron Desantis u tërhoq të dielën nga primaret në Partinë Republikane duke mbështetur Donald Trump dy ditë përpara primareve në shtetin New Hampshire. Desantis zyrtarizoi vendimin për të pezulluar fushatën në njëvideo të publikuar në rrjetin social X.

Nëse mund të bëja diçka për të prodhuar një rezultat më të favorshëm, më shumë fushatë, më shumë intervista do t’i bëja por nuk mundti kërkoj mbështetësve të japin kohën e tyre vullnetarisht dhe të dhurojnë burimet e tyre nëse nuk kemi një rrugë të qartë drejt fitores.” – deklaroi Ron Desantis.

Desantis theksoi se ai ka pasur mosmarrëveshje me Trump, por beson se Trump është një udhëheqës më i mirë se Joe Biden.

Është e qartë për mua se shumica e votuesve republikanë në zgjedhjet e para në Iowa duan t’i japin Donald Trump një tjetër shans. Unë premtova se do të mbështes kandidatin e Partisë Republikane dhe e mbaj këtë premtim.” – nënvizoi Desantis.

Nga ana tjetër Donal Trump deklaroi se është shumë i nderuar për mbështetjen e dhënë nga Desantis dhe është i gatshëm për të punuar me Desantis për të mundur Joe Biden.

“Mezi pres të punoj së bashku me të për të mposhtur Joe Biden, i cili është presidenti më i keq dhe më i korruptuar në historinë e vendit tonë.” – ka deklaruar Donald Trump.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit