Ronaldo akuzohet për pastrim parash, brenda pak muajsh shpenzon 31.4 mln euro. Nis hetimi...

Ronaldo akuzohet për pastrim parash, brenda pak…

Pas Massimiliano Allegri, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar te të ardhurat e Cristiano Ronaldos. Por nëse për trajnerin e Juventusit, raportet kanë të bëjnë me transaksione të dyshimta të lidhura me botën e basteve dhe bixhozit, për portugezin në dyshim janë tre tërheqje parash prej 220 mijë eurosh nga ana e tij midis dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021.

Një shumë e lartë për këdo, por padyshim jo për Ronaldon, që flukset e parave janë natyrisht më të larta se të qytetarëve të thjeshtë. Duke iu referuar këtyre burimeve, Ronaldo ka shpenzuar 31.4 milionë euro nga 1 Janari 2020 deri më 31 Mars 2021, periudhë ku të ardhurat për sulmuesin arritën në 33.9 milionë euro. Në praktikë shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj, ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

Një hetim që mund të detyrojë Ronaldon për t’u larguar nga Italia, me sirenat e merkatos që bien nga shumë skuadra Europiane. Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur interes për të firmosur me 36-vjeçarin, që pas tre viteve te Juventus po mendon për një eksperiencë të re.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit