Ronaldo ‘dominon’ edhe në botën virtuale/ Bëhet i pari person në botë që kalon shifrën e 300 milionë ndjekësve në instagram, sa ndikoi shfaqja me heqjen e Coca -Colës

Ronaldo ‘dominon’ edhe në botën virtuale/ Bëhet…

Jo vetëm dominim në fushën e lojës, Ciristiano Ronaldo kryeson edhe “botën virtuale”, atë të rrjeteve sociale.

Numri 7, ka arritur një moment historik, ai bëhet i pari njeri në planet, që tejkalon shifrën e 300 milionë ndjekësve në Instagram.

Aktualisht, Ronaldo është duke ndihmuar Portugalinë e tij në “Euro 2020” dhe ishte faktori kyç në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë. Ndërsa në të dytën, atë ndaj Gjermanisë, edhe pse shënoi 1 gol e një asist, nuk mjaftuan për të kaluar gjermanët, të cilët shënuan katër herë në portën e Rui Patricios. Sakaq, vlen të përmendet që CR7, u bë protagonist në një konferencë shtypi pak ditë para sfidës ndaj Hungarisë.

Ai hoqi nga tavolina dy shishe me Coca-Cola, duke i zëvendësuar atë me ujin. Kjo lëvizje rezultoi negativisht për kompaninë e famshme të pijes, e cila humbi pak më shumë se 5 miliardë dollarë brenda pak orësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit