Ronaldo nxjerr në shitje rezidencën luksoze në Mançester

Ronaldo nxjerr në shitje rezidencën luksoze në…

Cristiano Ronaldo ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij luksoze në Mançester për rretj 5.5 milionë paund, pasi tani është zhvendosur në një shtëpi të re në Arabinë Saudite.

Ronaldo u largua nga Manchester United në nëntor dhe nuk ka plane të kthehet në atë zonë, pasi tani po kërkon një shifër afërsisht 5.5 milion paund për rezidencën e tij të vjetër në zonën Alderley Edge, një fshat në periferi të Mançesterit, shkruajnë mediat e huaja.

Agjenti i patundshmërive Jackson Stops, i cili është ngarkuar për shitjen e pronës, e përshkruan rezidencën si një “kryevepër të dizajnit modern”.

Rezidenca ka pishinën e saj të brendshme, një palestër moderne, fusha për ecje dhe tenis, zonë spa dhe një dhomë masive kinemaje, si dhe shtatë dhoma gjumi dhe 23 hektarë tokë.

Ronaldo luajti për Portugalinë në Kupën e Botës pa pasur një klub me emrin e tij, përpara se të binte dakord për një marrëveshje financiare për t’u bashkuar me skuadrën e Arabisë Saudite Al-Nassr në një kontratë dyvjeçare e gjysmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit