Ronaldo rrëmben çmimin “Guiness”, bëhet golashënuesi më i mirë në histori me Portugalinë

Ronaldo rrëmben çmimin “Guiness”, bëhet golashënuesi më…

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë me përfaqësuesen e Portugalisë.

CR7 realizoi dy gola në fitoren e kombëtares luzitane ndaj Irlandës e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Me këta dy gola të shënuar ndaj Irlandës, Cristiano Ronaldo është bërë zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të futbollit me kombëtare.

Kapiteni i Portugalisë është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me ekipet Kombëtare, pasi tani ka bërë 111 gola duke kaluar iranianin Ali Deai që kishte 109 gola. E falë këtij rekordi të thyer, portugezit ka “rrëmbyer” çmimi nga ‘Rekordi Guiness’.

Ronaldo ka postuar një foto me certifikatën e marrë ku falënderuar dhe ka shkruar se do të provojë t’i rrisë numrat në të ardhmen.

“Faleminderit Rekordeve Botërore Guinness. Gjithmonë është kënaqësi të njihesh për thyerje të rekordeve botërore. Le të provojmë që këtë numër ta ngjisim edhe më lartë”, shkruan Ronaldo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit