Ronaldo talenti më i madh që kam trajnuar, por problemi me të ishte...

Ronaldo talenti më i madh që kam…

Fabio Capello dhe Ronaldo Nazario de Lima punuan me njëri-tjetrin për gjysmë viti te Real Madridi.

Nga korriku 2006 deri në janar 2007, datë në të cilën braziliani u nis për në Milano. Gjashtë muaj në të cilët trajneri italian kishte kohë të shihte se sulmuesi brazilian kishte një talent të jashtëzakonshëm.

Në një bisedë me televizionin Sky Sport, Capello kujton se si ishte marrëdhënia e tij me Ronaldon.

“Talenti më i madh që kam trajnuar është Ronaldo, i pakrahasueshëm. Dhe në të njëjtën kohë ishte ai që krijoi problemet më të mëdha për mua në dhomën e zhveshjes. Ai dikur organizonte festa, çdo gjë. Një herë Van Nistelrooy më tha: mister, këtu në dhomën e zhveshjes bie erë alkool.

Trajneri italian kujton që atë sezon, skuadra filloi të shkëputej dhe kjo përkonte me largimin e brazilianit drejt Milanit.

“Kur Ronaldo shkoi në Milano, ne nisëm të fitonim, por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi, pa dyshim”, tregon Capello. /Syri.net

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit