Ronaldo dërgon avionin plot me ndihma për të prekurit në Turqi e Siri

Ronaldo dërgon avionin plot me ndihma për…

Ylli portugez u ka dërguar ndihmë të prekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri.

Cristiano Ronaldo e kishte mbushur avionin me tenda, pako ushqimore, jastëkë, batanije, shtretër, ushqim për fëmijë, qumësht dhe furnizime mjekësore, raportojnë mediat e huaja.

Më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë 7.7 tronditi disa pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë duke rezultuar në humbjen e mijëra jetëve njerëzore dhe shkatërriminne mijëra shtëpive. 

Por ky nuk është gjesti i vetëm i ndihmës që Ronaldo ka bërë pas tërmeteve. Futbollisti turk Merih Demiral zbuloi se ka marrë leje nga Ronaldo për të nxjerrë në ankand një nga fanellat e firmosura të yllit të Al-Nassr nga koleksioni i tij dhe paratë do të dhurohen për të ndihmuar viktimat e tërmetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit