‘Rosat le të lahen’, Gentian Zenelaj ironizon investimin e parkut “Rinia”

‘Rosat le të lahen’, Gentian Zenelaj ironizon…

Reshjet e së shtunës kanë shkaktuar probleme në rrugët e Tiranës, kanë shtuar sasinë e ujit në lumin Lana, e po ashtu kanë përmbytur edhe parkun “Rinia”. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, reshjet e shumta e kanë kthyer parkun në një “pishinë”. Aktori i humorit, Gentian Zenelaj, teksa ka publikuar videon ka ironizuar duke shkruajtur: “I hapi me në fund bashkia pishinat te Parku Rinia… ooo sa bukuri… o sa lumturi Ps: më thonë që Bashkia do mbajë rosa për përdorim të brendshëm”, shkruan Zenelaj.

“Rehabilitimi” i Parkut Rinia ishte një nga investimet e fundit të Bashkisë së Tiranës. Parku në fjalë u përurua vetëm 6 ditë më parë, pikërisht më 1 Qeshor, Ditën e Fëmijëve.

Një vit më parë bashkia e Tiranës hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia” me vlerë 78.705.775 lekë pa TVSH. Por me gjithë vlerën e TVSH-së, ky prokurorim ka arritur në vlerën e 1 miliard lekëve.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit