Roza Anagnosti mes lotësh: Është e dhimbshme, nuk kam fjalë

Roza Anagnosti mes lotësh: Është e dhimbshme,…

Me zë të emocionuar, në lot, artistja e madhe, aktorja Roza Anagnosti nuk ka mundur të mos e shfaqë trishtimin për atë që po ndodh tek Teatri.

Nuk ka pritur as një pyetje nga gazetarja e News 24, teksa ka shprehur zemërimin e saj ashtu siç vetëm një artiste e kalibrit të saj mund ta shprehë.

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri.

Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi.

Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë  gjë e madhe që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit