Rozana Radi më ngjaknxehtë se kurrë/ I’u ‘kthehet’ fansave më revoltim pasi e gjykojnë për peshën

Rozana Radi më ngjaknxehtë se kurrë/ I’u…

“Trupi i shëndoshë në mendje të shëndoshë” duket se është shprehja që karakterizon Rozana Radin.

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, ka reaguar në rrjetet sociale për kritikat që ka marrë për shkak të peshës.

Në postimin të cilin e ka shoqëruar me një foto buzë detit ku shfaqet me pothuajse e zhveshur, Radi është shprehur e revoltuar ndaj komenteteve që njerëzit i bëjnë me adersa fallso ku edhe e bullizojnë për shtimin në peshë.

Gjithashtu këngëtarja shkruan se shtimi i kileve apo i celulitit nuk ndikon të dashuria që ka burri ndaj një gruaje. Por gjithashtu nuk kanë munguar as thumbat për të gjitha  gratë apo vajzat që e kanë sharë duke ju thënë që zgjedhin burrat që i duan vetëm për format trupore dhe jo për karakterin.

“Po kam shtuar kilogramë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kilogramë nuk je një grua inteligjente. Nuk do të thotë, që po pate celulit burrat nuk të duan më si më parë. Është problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë. Është problemi i të gjithave ju me adresa fallco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me mesazhe për të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale. Është thjesht të mos kesh “fytyrë” e të gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një perëndim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më impresionojnë muskujt tek një burrë, edhe pse i vlerësoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek une. Mënyra se si qesh, se si surprizohem…. Një kilogram më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar #unënukjamperfekte.”, shprehet Rozana Radi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit