Rozana Radi reagon ashpër ndaj Ramës: Mendohuni mirë para se të flisni!

Rozana Radi reagon ashpër ndaj Ramës: Mendohuni…

ëngëtarja, Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Rama, i cili disa ditë më parë përdori fjalë denigruse ndaj, kandidates për deputet të PD-së Grida Duma.

Përmes një video në ‘Instagram’ këngëtarja, dënon denigrimin e figurës së gruas, duke thënë se është e turpshme që mikrofoni t’u lihet në dorë disa burrave që sipas saj nuk duhet t’u dëgjohet zëri.

Radi, ndër të tjera,  thotë se duhet t’i jepet fund çdo lloj dhune, teksa u është drejtuar të gjithë burrave që të kenë kujdes kur të flasin.

Mesazhi i plotë i Rozana Radit:

“Marrë shkak nga ajo që dëgjova mbrëmë në një emsion televiziv, më lindi natyrshëm ky mesazh. Sa e turpshme mbrëmë t’i lihet mikrofoni në dorë disa “burrave” që nuk duhet t’i dëgjohet zëri. STOP dhunës në të gjitha format ndaj grave dhe vajzave. Edhe asaj psikologjike. Duke filluar nga lidera shqiptarë e deri te djemtë që zënë karrige emisionesh jo për të gjetur dashurinë (se një djalë i ri e gjen dhe jashtë studios atë), por për disa klikime më shumë! Jam dakord që janë të rinj dhe le të argëtohen por kujdes: Kujdes kur hapni gojë! Mendohuni që nëna juaj nuk do jetë krenare kur ju dëgjon duke fyer një grua.”- shkruan Radi krahas videos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit