Aktorja, moderatorja, këngëtarja Rozana Radi ka qënë një ndër artistët që i’u bashku kauzës për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ajo shpesh herë ka treguar dhe arsyet pse kjo godinë nuk duhet të prishet.
‘Kam ardhur të mbroj muret dhe historinë e Teatrit, është historia jonë, na përfaqëson. Dhe të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Këtu në Teatër kam shpirtin e babait tim, shpirtin e të gjithë artistëve që të paktën të mos u tundim themelet ku janë në një botë tjetër’ është shprehur Radi disa ditë më parë.
Dhe së fundmi ajo ka shkruar se Tirana nuk është më qytet pas prishjes së teatrit por vetëm një ‘Fjetore e madhe’ madje nuk vjen më as treni.
‘Hej miq. Tirana nuk është më një qytet por vetëm një ‘Fjetore e madhe’,Teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar, madje këtu nuk vjen as Treni’ ka shkruar në postim Radi.