Rradhën “për t’u mjelë” e ka Hekurudha, i jep 110 milionë Yzedin Bozhajt ndonëse dy të tjerë ofruan më pak

Rradhën “për t’u mjelë” e ka Hekurudha,…

Përditë nga një tender i ri, përditë nga një abuzim! Jo më kot punët në shtet janë të lakmuara kryesisht për shkak të dy gjërave: rrumpallës në punë dhe fitimit të parave më grushta. Natyrisht ata që merren me tenderat fitojnë shumë më tepër. Me sa duket rradhën për “t’u mjelë” mirë e mirë e ka Hekurudha Shqiptare SH.A. e cila rezulton t’i ketë dhënë një tender prej gati 110 milionë lekësh të vjetra me TVSH, firmës SHENDELLI të drejtuar nga Yzedin Bozhaj.

Ky tender i është dhënë kësaj kompanie ndonëse shumë kompani të tjera pjesëmarrëse në këtë tender kishin ofruar vlera më të ulëta me diferencë në dhjetra milionë lekë më pak. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-95888-05-19-2021 dhe ka si objekt “Rikonstruksion i linjës Kavajë-Rrogozhinë”. Fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 10,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 120 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke parë dokumentacionin përkatës të tenderit, mësohet se në garë kanë marrë pjesë 7 konkurentë. Nga këta, dy kompani kanë ofruar vlerë bindshëm më të vogël sesa kompania e shpallur fituese e Yzedin Bozhajt. Të dyja këto firma kanë diferenca me fituesin, që variojnë nga 14 deri në 24 milionë lekë të vjetra me TVSH. E megjithatë, komisioni i tenderit ka vendosur që të mos i marrë parasysh këto diferenca dhe të shpallë fituese kompaninë SHENDELLI të Yzedinit. Gjithashtu vihet re se vlera fituese është thuajse sa 92% e fondit limit të tenderit. Bazuar në sa më sipër duket se vërtetë rradhën për t’u mjelë mirë e mirë tashmë e ka Hekurudha Shqiptare!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit