Rrahën të miturën në Fier, prokuroria çon në burg njërën nga vajzat, tjetrën e shtron në psikiatri

Rrahën të miturën në Fier, prokuroria çon…

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar dhe siguruar caktimin e masave të sigurisë ndaj dy të miturave dhe një 19-vjeçareje, të përfshira në rastin e rëndë të dhunës ndaj një vajze të mitur, ngjarje që u bë publike pas publikimit të videove në rrjetet sociale.

Me vendim të gjykatës, ndaj 19-vjeçares me inicialet L.L. është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj të miturës K.G. masa “Arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën M.R. është vendosur masa “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

Të treja dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Organi i akuzës bën me dije se nga hetimet paraprake janë mbledhur prova dhe indicie të mjaftueshme që krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në këtë vepër penale, çka ka bërë të nevojshme caktimin e masave të sigurimit personal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit