Rrahu 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në gjyq

Rrahu 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici…

Polici që dhunoi 15-vjeçarin në maj të vitit të shkuar tek zona e liqenit të Tiranë ka përfunduar në gjyq me akuzën e veprimeve arbitrare gjatë kryerjes së detyrës.

Raportohet se gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar ndërkohë kërkesën e avokatit për klasifikim të veprës si “plagosje e lehtë me dashje”.

Disa policë tentuan të ndalojnë një adoleshent gjatë karantinës në zonën e liqenit, por dy prej tyre e qëlluan të riun duke i shkaktuar plagë në trup.

Në atë kohë, nëna e tij, ish-banorja e Big Brother, Zaida Çobo fillimisht reagoi ndaj policisë, por disa ditë më vonë gjetën gjuhën e përbashkët me Ardi Veliun duke u punësuar më pas edhe vetë si police.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit