Rrahu dhe tentoi të përdhunojë një 19-vjeçare, arrestohet i riu

Rrahu dhe tentoi të përdhunojë një 19-vjeçare,…

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke. Ai dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dhunë fizike ndaj një 19-vjeçareje vendase, e cila po trajtohet në një spital në Selanik.

Më sohet se vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë, se në orët e para në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t’i merrte çantën e shpinës.

Autori u arrestua pasi u konstatua se edhe më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetaseje 22-vjeçare, në një pallat në qendër të Selanikut.

Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

Ndërkohë materialet për 25-vjeçarin i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit