Rrahu gruan dhe plagosi me thikë kunatin, arrestohet 27 vjeçari

Rrahu gruan dhe plagosi me thikë kunatin,…

Policia ka arrestuar 27 vjeçarin Petrit Avdillari, i cili 2 ditë më parë ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka goditur 3 herë me thikë kunatin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Laprakë, ku i plagosur ngeli 29 vjeçari Denis Ziu, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021.Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit