Rrahu gruan në rrugë dhe kërcënoi policët, në pranga 44 vjeçari

Rrahu gruan në rrugë dhe kërcënoi policët,…

Një 44 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi u kap në flagrancës duke dhunuar gruan e tij. Por si të mos përfundonte këtu, 44 vjeçari ka kërcënuar edhe policinë duke mos iu bindur urdhërit të tyre.  

Materialet hetimore për këtë rast i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit