Rrahu keq një 42-vjeçar, arrestohet 46-vjeçari në Qafë – Thanë

Rrahu keq një 42-vjeçar, arrestohet 46-vjeçari në…

Policia kufitare e Qafë-Thanës ka bërë të mundur arrestimin e një 46-vjeçari, i cili akuzohet se pas një konflikti fizik, ka lënduar një 42-vjeçar nga Tirana, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i plotë:

Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 46 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë, ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit