Rrahu klientin dhe i vodhi makinën, përfundon në pranga 32-vjeçarja shqiptare

Rrahu klientin dhe i vodhi makinën, përfundon…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Romë, ku një prostitutë 32-vjeçare shqiptare ka dhunuar dhe ka vjedhur klientin e saj Italian. Historia fillon kur burri telefonoi policinë duke denoncuar se ishte grabitur nga një prostitute.

Burri iu sqaroi agjentëve që mbërritën në vendngjarje se ishte rrahur dhe shtyrë në ballkon, pasi gruaja uli qepenin dhe mbylli dritaren. Mediat italiane tregojnë rrethanat e ngjarjes, 32-vjeçarja shqiptare, vodhi të gjitha sendet e tij personale duke përvetësuar edhe makinën e tij. Sipas disa dëshmitarëve okularë, 32-vjeçarja u ndihmua nga dy bashkëpunëtorë një burrë dhe një grua. Ndërsa makina e vjedhur që më pas u braktis u gjurmua falë sistemit të alarmit satelitor të montuar në bord.

Disa orë pas ngjarjes, 2 gra, një që korrespondonte me përshkrimet e dhëna nga 47-vjeçari i rrëmbyer, u ndaluan pranë San Giusto nga agjentët e stacionit policor Romanina.

Shqiptarja me inicialet L.M., pranoi fajin dhe për këtë u arrestua për rrëmbim dhe grabitje të rëndë. Ndërsa gjykata urdhëroi që gruaja të mbahej në burg. Hetime të tjera janë duke u zhvilluar për të konstatuar për të identifikuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit