Rrëfehet Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga pushtuesit serb ta falsifikonte historinë e Kosovës

Rrëfehet Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua…

Këngëtarja e famshme me origjin shqiptare, Dua Lipa, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Revistën Rolling Stone në Amerikë.

Ajo ka folur për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga represioni serb në Kosovë, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu i ka dedikuar disa rreshta gjyshit të saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘falsifikonte’ historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Familja e saj është familje shqiptare e Kosovës, refugjatë të konflikteve në Ballkan, dhe të dy gjyshërit e saj ishin historianë”, shkruan Revista Rolling Stone, referuar Dua Lipës

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për Rolling Stone.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit