Rrëfeu se është gay, zbulohet i dashuri i ri 23-vjeçar i Gabriel Garko-s

Rrëfeu se është gay, zbulohet i dashuri…

Gabriel Garko më në fund del hapur me të dashurin e tij të ri Gaetano!

Gjatë intervistës në Verissimo, aktori zbuloi se kishte filluar një marrëdhënie të re me një mashkull, të cilit nuk preferoi t’ia zbulonte emrin.

Po takohem me një person, me të cilin shkoj shumë mirë. Është një histori që sapo ka filluar”, -tha ai duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.

Një javë më vonë, revista javore “Chi” i fotografoi ata së bashku. Pasi shprehu hapur orientimin e tij seksual, pas vitesh të tëra jete të dyfishtë, duket se aktori ka vendosur të nisë një rrugë të re, pa sakrifica dhe sekrete.

Çifti i ri u kap së bashku me mikeshat e Garko-s, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia.

Ndërsa së fundmi “DonnaPOP” ka zbuluar edhe profilin në Instagram të dashurisë së re të Garko-s, të quajtur Gaetano.

Sipas asaj që raportohet nga “Chi”, i dashuri i ri i aktorit, Gaetano Salvi është nga Napoli, është 23 vjeç dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Përveç informacionit të dhënë nga revista, ende nuk ka shumë detaje të tjera rreth të riut.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit