Rrëfimi i 17-vjeçares së abuzuar nga banda e dr*gës: Kur festova ditëlindjen e 16-të...

Rrëfimi i 17-vjeçares së abuzuar nga banda…

Rrëfehet vajza e cila u shfrytëzua seksualisht nga 4 persona në Fushë-Krujë për tetë muaj.

Ndërkohë që ditën e sotme, iu vendos tritol në banesë.

Në një rrëfim për “News 24”, 17-vjeçarja tregon se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”, rrëfen vajza.

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”.

Mëngjesin e sotëm, në banesën e 17-vjeçares, e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga 4 persona, që ushtronin edhe veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit ka shpërthyer një sasi tritoli.

Katër të rinjtë u arrestuan pak ditë më parë, pas një hetimi disa mujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë.

Policia ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që është shtetasi A. B. i shpallur në kërkim edhe për ngjarjen e një dite më parë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekspertët e anti-eksplozivit të RENEA-s, të cilët kanë hequr lëndën e rrezikshme.

Pak ditë më parë, policia njoftoi se të arrestuarit “kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit