Rrëfimi i çuditshëm i 60-vjeçares: Lidhje dashurore me 20-vjeçarin

Rrëfimi i çuditshëm i 60-vjeçares: Lidhje dashurore…

E keni dëgjuar ndonjëhere shprehjen ‘dashuria s’njeh moshë’? Këtë na e konkretizon gjyshja 60-vjeçare e cila rrëfen lidhjen me 20-vjeçarin.

Një gjyshe 60-vjeçare, i fejuari i së cilës është 40 vjet më i ri se ajo, ka zbuluar se tashmë ka humbur të gjithë miqtë. Pam Shasteen, 60 vjeç, është lidhur me 21-vjeçarin

Jonathan Langevin, 21 vjeç, i cili cilësohet si të ishte “nipi i saj”.

Miqtë nuk ishin dakord me këtë gjë dhe i thanë Pam-it se ajo kishte nevojë për një terapi.

Mirëpo çifti i dashuruar nga Tulsa, Oklahoma, nuk kanë lejuar që komentet negative të të tjerëve të ndikojnë në ndarjen e tyre, madje shtojnë se jeta e tyre seksuale është e shkëlqyeshme.

Në një intervistë ekskluzive, Pam tha:

“Ende nuk mund të besoj se miqtë e mi nuk janë të lumtur me mua, vetëm sepse Jonathan është 21 vjeç. Jonathan është dashuria e jetës sime dhe nuk më intereson se çfarë mendon dikush.

Pam mori një mesazh nga Jonathan, një student i inxhinierisë kompjuterike, në aplikacionin për takime Badoo.

Ajo tha:

Jonathan kishte flokë kaçurrela të errëta dhe nuk dukej se ishte mbi të 20-tat.Kam dashur djem të rinj që kur isha në të 30-tat.

Ne biseduam dhe shpejt zbulova që të dy e donim astrologjinë. Pastaj, disa minuta më vonë, Jonathan hodhi “bombën” duke i thënë se në të vërtetë ishte 19 vjeç.

Ajo tregoi se i kishte thënë Jonathan-it se kishte dy vajza dhe se ishte bërë gjyshe. Por ky i fundit kishte pranuar se gjithmonë kishte dashur të dilte me një grua më të vjetër.

Ata folën çdo ditë dhe një javë më vonë, Jonathan udhëtoi për të takuar Pam-in.

Ajo u shpreh se, ai ishte edhe më simpatik në jetën reale.

Pam shtoi:

Ne vrapuam drejt njëri-tjetrit dhe u puthëm me pasion. Ishte dashuri ne shikim te parë. Jonathan mund të ketë qenë dekada më i ri se unë, por ai nuk ishte i papërvojë.

Ai e dinte saktësisht se çfarë bënte, shtoi ajo.Ne bëmë dashuri dhe ishte thjesht e mrekullueshme. Unë kam pritur gjithë jetën time për të takuar shokun tim të jetës dhe ai ishte pikërisht para meje.

Më pas, Pam ftoi vajzat për të takuar të dashurin e saj të ri, duke i treguar fillimisht se ai ishte vetëm 19-vjeç. Kur u takuan ato u shprehën të tronditura, por më pas e pranuan vendimin e së ëmës

Më vonë po atë muaj, Pam dhe Jonathan udhëtuan për në Minesota për të festuar fejesën e tyre me familjen e Jonathan”.

[ngg src=”galleries” ids=”97″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi:THE SUN/Përgatiti:’Gazetaatdheu.com’/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit