Rrëfimi prekës i një ushtari: Mendova se nuk do kthehesha kurrë në Ukrainë

Rrëfimi prekës i një ushtari: Mendova se…

Luftëtarët ukrainas të cilët u dorëzuan pas disa javësh të cilët gjendeshin të rrethuar, thellë nën fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin port të Mariupolit u mbajtën në kushte çnjerëzore nga Rusia, tha për BBC-në një ushtar i cili u la i lirë pas marrëveshjes së shkëmbimit me Rusinë.

Illia Samoilenko rrëfen ai ishte mbajtur në Rusi në izolim për 120 ditë dhe kishte frikë se nuk do të kthehej më në Ukrainë. Luftëtari i Regjimentit Azov u lirua në një shkëmbim të burgosurish muajin e kaluar. Ai  tha se pasi u kap nga forcat ruse, atij i morën krahun protetik, pasi ai e ka humbur krahun e tij gjatë një misionin në Donabas.

Toger Samoilenko, i cili është 28 vjeç, humbi syrin e djathtë dhe krahun e majtë pasi municioni i shpërtheu në dorë ndërsa ishte në një mision ushtarak ukrainas kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit, në vitin 2018.

Gjëja e parë që bleu kur u kthye në Ukrainë ai tha se ishte një paketë cigare, “për t’u ndjerë i gjallë”.

“Jam i lumtur të shoh njerëzit që më kanë pritur, lotët e gëzimit në fytyrat e tyre dhe buzëqeshjet e tyre”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit