Rrëfimi i psikologes Klarida Rrapaj: Vitet e para në emigrim punova si pjatalarëse

Rrëfimi i psikologes Klarida Rrapaj: Vitet e…

E larguar nga Shqipëria në vitin 1991, psikologia Klarida Rrapaj ka rrëfyer në emisionin ”Intervista e ditës”, në TVA, sfidat dhe kalvarin e gjatë të sakrificave që i është dashur të kalojë për t’u rritur profesionalisht në një vend si Italia.

“Në fillim kam punuar si pjatalarëse, nuk dija gjuhën… Mbaja me vete një laps dhe letër ku shënoja të gjitha fjalët që dëgjoja dhe i shkruaja. Kur ika në Itali kisha mbaruar vetëm arsimin 8-vjeçar, por arrita të arsimohesha, mësoja deri në orët e para të mëngjesit” -tregon ajo.

Ku ndryshon eksodi i viteve 1990 nga eksodi sot?

Në vitet 1990 njerëzit largoheshin dhe nuk dinin nga shkonin, nuk i priste njeri, ndërsa sot është ndryshe. Njerëzit ikin nga Shqipëria sepse kërkojnë ato që nuk janë aty, për shembull ekonomia, shërbimi shëndetësor, shkollim më të mirë për fëmijët etj.

E pyetur nëse do të dëshironte të kthehej në Shqipëri për të jetuar ajo thotë se i pëlqen të kontribuojë në vendin e saj, të këtë bashkëpunim me universitete ku mund të japë mësim, por jo për të jetuar.

Nisur nga përvoja e saj psikologia Klarida Rrapaj  ka një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat: “Mos i ndërprisni ëndrrat dhe qëllimet tuaja, suksesi është fundi i një sakrifice të madhe”. TVA NEWS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit