Rregjistrohen 340 raste të reja dhe 10 vdekje me Covid-19 në Kosovë

Rregjistrohen 340 raste të reja dhe 10…

Këtë të premte në Kosovë janë regjistruar 340 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën dhe 10 qytetarë.

Shifrat janë bërë me dije nga raporti i sotshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Shifrat e reja e kanë çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.568, ndërsa janë regjistruar gjithsej 65.690 raste me sëmundjen që nga 13 marsi i vitit 2020.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).“– thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste. Ndërkohë numri i rasteve aktive për momentin në Kosovë është 6.737.

IKSHKP u kujton qytetarëve tre rregullat bazë për mbrojtjen nga pandemia: “Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit