Rregullat e reja/ Maska bëhet e detyrueshme edhe në plazhe

Rregullat e reja/ Maska bëhet e detyrueshme…

Në disa plazhe në Spanjë, mbajtja e maskës nga pushuesit, është bërë e detyrueshme.

Spanja ka pësuar një rritje të ndjeshme të numri të të infektuarve nga koronavirusi gjatë ditëve të fundit, duke detyruar qeverinë të ndërmarrë masa shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

Rritje të numrit të infektimeve kanë pësuar edhe ishujt Kanarie, nën administrimin e Spanjës, të cilët janë të mbushur me pushues gjatë kësaj kohe.

Një nga masat e reja është edhe vendosja e maskës, e cila përveçse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura, tashmë duhet të vendoset edhe në ambientet e jashtme.

Sipas një vendimi, i cili ka hyrë në fuqi ditën e diel, turistët, por jo vetëm, duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës me maskë, me përjashtim kur qëndrojnë në çadra apo kur janë në ujë. Kjo është parë si një mënyrë që mund të ndihmojë parandalimin e përhapjes së virusit, i cili veç problemeve shëndetësore, ka sjellë një goditje të rëndë ekonomike edhe në sektorin e turizmit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit