Rregullat e reja për kalim në Greqi, kaq persona... do lejohet të kalojnë në Kakavijë

Rregullat e reja për kalim në Greqi,…

Një rritje e vogël e rasteve me COVID-19 po vihet re në Greqi.

Shteti helen ka reaguar menjëherë, duke forcuar masat në kufinjtë tokësorë.

BalkanËeb raporton se qeveria greke ka vendosur limit udhëtarësh në doganën e Kakavijës.

Mësohet se aty do lejohen të kalojnë maksimalisht 750 persona në ditë.

Diçka e tillë bëhet për të shmangur fluksin e madh të qytetarëve.

Gjithashtu, çdo udhëtar duhet që të ketë kryer tamponin të paktën 72 orë më parë.

Vetëm me përgjigjen e testit negativ ata duhet të drejtohen tek dogana.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit